Këngëtarja e njohur shqiptare dhe ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj, ka bërë disa postime sot në rrjetin social Instagram, ku ndër të tjera ka kujtuar babanë e saj të ndjerë.

Trixa shkruan se sot u bënë plot 12 vite që i ati i saj është ndarë nga jeta. “12 vite pa ty babi! Mungesa jote vetëm shtohet çdo ditë… Do të doja të ishe këtu!”- shkroi këngëtarja e njohur.

Kujtojmë që herë pas here, Beatrix kujton me mall babanë e saj të ndjerë, duke postuar foto e kujtime të vjetra me të. Të njëjtën gjë bën edhe Albani.

Beatrixa është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Më herët, ajo reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të “Dance Albania”.

Trixa falënderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehmi çdo ditë për të më shikuar në emisione televizve, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”.