Pak muaj më parë, atletja shqiptare Klodiana Shala, humbi babanë e saj… Ditën e djeshme, ajo ka kujtuar të ndjerin me një dedikim prekës të publikuar në rrjetin social Instagram, në ditën që do të ishte 70 vjetori i lindjes.
“Babë, njeriu më i shtrenjtë i jetës sone. Sot do festonim 70 vjetorin tënd , për të cilin kishim thurur plane në kokë, që të gëzonim e qeshnin së bashku…
Ikja para kohe, na ka lënë kaq shumë dhimbje e zbrazëti që nuk ka vend në botë, ngjarje dhe njeri tjetër të na heqë nga mendja dhe shpirti..e dhe Amerika e largët, nga ku po të shkruaj, po më afron dhe më forcon çdo orë vuajtjen e ikjes tënde pa kthim…
Për ne, sot dhe çdo ditë, pa zërin dhe qeshjet e tua është vuajtje, por dhe kujtimi më i ëmbël për njeriun më të rëndësishëm të botës Zoti të gëzoftë sot e përgjithmonë me mrekullitë e Xhenetit të vet. AMIN!”, shkroi Klodiana Shala.
View this post on Instagram