Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot pasdite garën e Ccmimit të Madh të San Marino në MotoGP, zhvilluar në pistën e Misano. Ky është suksesi i katërt radhazi për të në këtë botëror, duke ngushtuar ndjeshëm diferencën me kryesuesin e botërorit, francezin e Yamaha, Fabio Quartararo, sot i pesti.

Një garë e hapur deri në metrin e fundit, pasi gjithccka u vendos me “fotofinish”, me Bagnaia që dueloi me patriotin e tij Enea Bastianini, i dyti me Ducati Gresini. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua spanjolli i Aprilia, Maverick Vinales, që la pas Luca Marini, i katërti me Mooney VR46 (skuadra e Valentino Rossi).

Pas kësaj gare, Fabio Quartararo vijon të kryesojë renditjen e MotoGP me 211 pikë, 30 më shumë se Bagnaia, që me këtë ritëm shumë shpejt do të arrijë francezin. Para publikut të tij, piloti italian nuk zhgënjeu sot dhe po tregon një formë të mirë, duke merituar të quhet si pasardhësi i Rossi.