Vetëm dy pikë ndajnë në renditjen e MotoGP pilotin francez Fabio Quartararo (Yamaha) nga italiani i Ducati, Francesco Bagnaia. Ky i fundit arriti të rikuperojë një disavantazh prej gati 100 pikësh disa gara më parë, duke rihapur botërorin për pilotë. Gara e radhës, këtë fundjavë në Australi.

Jam entuziast për dy sfidat e radhës, në Australi e Malajzi, ku do të duelojmë për dy të diela radhazi. Edhe pse jam vetëm 2 pikë pas Quartararo, jam përgatitur si dhe për garat e mëparshme. Sot, më shumë se kurrë, nuk duhet të bëjmë gabime. Gjithsesi, të shohim se si do të jetë koha”, tha Bagnaia.

Tani jemi aty, krah për krah dhe duhet të përfitojmë nga kjo mundësi që na u dha. Duket sikur botërori ka nisur nga e para, por me vetëm 3 gara të mbetura dhe duhet përqendrim maksimal për të mos gabuar dhe marrë maksimumin. Jam entuziast dhe shpresoj të festojmë në fund të sezonit”, tha italiani.