Lojtarët e Real Madrid duan që Gareth Bale të jetë pjesë e skuadrë spër sezonin e ri.

Uellsiani i ka befasuar të gjithë në stërvitje me formën dhe sjelljen e tij.

“Bale po sillet siç ka bërë gjithmonë, por edhe në 50% të formës ai është sulmuesi më i mirë i klubit”, mësohet të ketë thënë një lojtar i Los Blancos, sipas El Chiringuito.

“Po stërvitet mirë. Po sillet siç bënte nën drejtimin e Zidane. Stërvitet dhe shkon në shtëpi, nuk ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Carlo Ancelotti-n”.

Aguirre, gazetari i El Chiringuito, ka shtuar:

“Lojtarët e dinë se nëse Ancelotti arrin ta bindë dhe motivojë Bale, nuk ka asnjë arsye pse uellsiani të mos ketë një sezon të mirë”.