Balerina e njohur shqiptare, Isida Mollaymeri ka pasur një rrugëtim mjaft të suksesshëm në karrierën e saj në këtë fushë. Mirëpo, kur vjen puna te jeta private ajo është munduar ta mbajë sa më hermetike. E ftuar në emisionin ‘Live from Tirana’ balerina ka pranuar se është në një lidhje dashurie.

‘Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoistë, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe.

Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët,’-tha Isida.

Sakaq, sa i përket planeve për një dasmë Isida pranoi se do të ketë dasmë së shpejti.