Emri i saj ishte deri në momentin e fundit opsioni i parë i opinionistes grua në edicionin e dytë të Big Brother VIP. Të gjithë prisnin që Balina Bodinaku të ishte edhe këtë sezon në krah të Arbër Hajdarit, por nuk ndodhi kështu.

Pikëpyetjet për mungesën e saj ishin të mëdha, duke qenë se burime pranë vetë produksionit konfirmuan se gazetarja e njohur do të ishte e ulur sërish në poltronin e opinionistes. E mungesa e saj tashmë e konfirmuar ka të bëjë me arsye shëndetësore.

Burime për redaksinë e noa.al zbulojnë se Balina Bodinaku ka probleme shëndetësore e për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e këtij formati në këtë sezon. Sipas asaj që raporton noa.al, Balina ndodhet prej disa ditësh e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Noa.al ka marrë informacione pikërisht nga stafi mjekësor i këtij spitali që trajton sëmundjet e mushkërive dhe konfirmojnë se gazetarja po rikuperohet nga një pneumoni serioze. Kështu, shuhen të gjitha zërat se ajo ka braktisur programin e dashur, nga ku mori edhe shumë famë falë opinioneve të saj.

Në vend të Balinës, në poltronin e opinionistes do të jetë i ulur një emër tjetër jo më pak i njohur, por as më pak e as më shumë, Zhaklina Lekatari.