Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Balina Bodinaku ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Pardon My French”. Ajo ka sqaruar edhe njëherë për publikun se pse nuk ishte pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP.

“Isha sëmurë pasi mora ftesën, kisha probleme shëndetësore dhe isha në spital dhe nuk arrita dot madje ishte një moment që po mendonim nëse e kapim apo jo pastaj mjeku nuk më lejoi që të dilja”- tha gazetarja.

Më tej, Balina tha se dëshira për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP është e madhe, por ka vendosur që këtë vendim t’ia lërë momentit. “Është edhe shumë i vështirë në njëfarë mënyre edhe i ezauruar, në kuptimin si eksperiencë nga ana ime”

Padiskutim do të ishte shumë më e lehtë pas herës së parë. Nuk e di por unë gjithmonë mendimet ia kam lënë momentit nuk ka pse të mendoj për to para kohe”- tha Balina Bodinaku në Top Albania Radio.