Michael Ballack, pas tragjedisë së 5 gushtit të kaluar kur djali Emilio ka humbue jetën, duket se ka gjetur përsëri buzëqeshjen.

Ish-mesfushori gjerman, 45 vjeç, duket se ka nisur një lidhje me Sophia Schneiderhan, modele e re 21-vjeçare.

Sipas Bild, vajza ka qenë një mike e djalit të Ballack: në muajt pas tragjedisë duket se të dy janë afruar, duke filluar të frekuentohen në  mënyrë të rregullt.

Diferenca e moshës nuk i shqetëson, aq sa, pas një dalje të parë në publik në një lagje të populluar të Berlinit ku thuhet se “i kanë dhuruar puthje njëri-tjetrit si adoleshentë”.

Kohët e fundit, çifti është kapur nga aparatet fotografike të gazetarëve të revistave gossip gjatë një vizite në një panair të artit modern dhe bashkëkohor në Bazel.