Ne stadiumin e Prishtines sonte, Ballkani i Ilir Dajes qe eshte duke bere krenar gjithe shqiptare ne Grupin G të Conference League ka mbyllur 45′ e para ndaj Sivasporit ne avantazh 1-0.

Skuadra e Ilir Dajës pretendon kualifikimin teksa është në kuotën e katër pikëve ndërsa objektivi i mbrëmjes së sotme është përsëritja e triumfit në Turqi, aty ku Dardanët triumfuan 3-4.

SHIKO GOLIN

Dhe pikerisht goli ka ardhur me nje aksion te bukur personal te Korenicas qe eshte magjistar me topin dhe pret ardhjen e Thaqit qe godet ne hyrje te zones dhe gjen kendin e portierit qe nuk duket i vemendshem.

VIDEO E GOLIT THACI

Ballkani qe ka qene edhe pranë golit të dytë, Krasniqi niset nga e djathta drejt qendrës, por portieri Vural devijon mrekullisht topin. Reshjet e dendura të shiut nuk kanë penguar aspak tifozët që të shkojnë në shkallët e stadiumit, teksa klubi nga Theranda ka raportuar që dje se janë shitur të gjithë biletat.