“Unë nuk e konsideroj veten yll…” Mario Balotelli e fillon aventurën e tij të re te Sion në majë të gishtave. Në konferencën e prezantimit për shtyp, pas transferimit në klubin zviceran, ai foli për mënyrën se si bëri këtë zgjedhje:
“Më pëlqeu mënyra se si u afruam me njëri-tjetrin, jam i lumtur që mund të luaj në një ligë që nuk e njoh, afër shtëpisë sime, në një vend që të lejon të jetosh më i qetë se të tjerët. Që në kontaktin e parë isha 98% i sigurt se do të luaja për Sion. Adana? Doja të largohesha, por të gjitha palët duhej të gjenin marrëveshjet e duhura. Nuk është kurrë e lehtë kur ke një kontratë…”
Sion pas 6 ndeshjeve është i pesti në renditjen e Superligës së Zvicrës me 8 pikë. Balotelli, i marrë nga Adana Demirspor për 2 milionë euro, ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon. Ai drejtohet nga Paolo Tramezzani. “Jam i lumtur që ai është trajner. Në kundërshtim me besimin popullor kam kaluar mirë me pothuajse të gjithë trajnerët që kam pasur. Nuk e njoh, por më pëlqeu menjëherë personaliteti i tij”.
Balotelli nuk u përmbajt kur u pyet për reputacionin e tij: “Kjo vjen nga disa gabime nga ana ime dhe nga shumë muhabete të njerëzve që nuk i njoh”. SuperMario ka nisur tashmë sfidën e parë: “Ka kohë që nuk kam fituar një titull me klubet e mia, do të ishte mirë të fitoja diçka më shumë”. Debutimi i tij tashmë mund të jetë të shtunën, në ndeshjen kundër Baselit.