Youri Djorkaeff, legjendë e futbollit francez dhe e Inter-i, ka zbuluar një prapaskenë interesante të merkatos në një intervistë të dhënë për L’equipe.

Një prapaskenë që ka të bëjë me një transferim të munguar te Barcelona pas eksperiencës te Paris Saint-Germain dhe para kalimit në Serinë A te zikaltrit.

PRAPASKENA – “Transferimi i munguar te Barcelona? Nuk jam i penduar. Por mund të kisha nënshkruar për Barçën pas PSG-së.

Babai dhe vëllai im, që më përfaqësonin, janë takuar disa herë me Joan Gaspart (presidenti i Barçës në atë kohë)”, ka thënë Djorkaeff.

“Dhe ëndrra ime ishte të punoja me Johan Cruyff. Të dy donin yë më merrnin”, ka shtuar ish-futbollisti. “Barça shpresonte që të luaja me Ronaldo Fenomenin dhe Zidane.

“Megjithatë, Cruyff ka qenë i sinqertë me mua: më ka telefonuar për të më thënë se ndoshta do të kisha qëndruar më shumë në stol.

“Më pas kam shkuar tek Inter-i. Gaspart i ka thënë babait tim se nuk mund të refuzoja Barcelona-n dhe se do ta kisha bërë këtë vetëm po të isha një i çmendur ose një Zot. Ju lë ta imagjinoni vetë si është përgjigjur babai im…”.