Barcelona ka nisur garën për të siguruar dy goditje në merkaton e verës. Ekipi katalanas synon të zëvendësojë Luis Suarezin, që ka lënë një gropë të madhe me Sergio Agueron.

Argjentinasi pritet të largohet në fund të sezonit nga Manchester City, pasi nuk ka rinovuar. 32-vjeçari me shumë mundësi nuk do të firmosë më me anglezët.

Emri tjetër që pritet të dalë në skenë është ai i David Alabas. Austriaku nuk ka rinovuar me Bayern Munchen dhe është i lirë. Ai po flet me disa ekipe dhe Barca e do në skuadër.