“Deschamps e di ku të më aktivizojë”. “E vendos unë ku luan ai”.

Ka patur shkëndija mes Antoine Griezmann dhe Ronald Koemann në ditët e fundit.

Francezi është kthyer te goli me Kombëtaren dhe ka përfituar për të sulmuar trajnerin e Barcelona-s. Nga ana e tij, holandezi është përgjigjur menjëherë në konferencë për shtyp:

“Të gjithë mund të shprehin opinionin e tyre, por e vendos unë se ku luan.  Zgjedh në bazë të asaj që i shërben më shumë skuadrës. Nuk mund të jenë dhjetë lojtarë në të njëjtin pozicion”.

Fjalë që kanë krijuar një polemikë që mund të çojë te një ndarje në të ardhmen e afërt. Griezmann mund të kthehet kështu në  një rast për Inter-in dhe Juventus-it: dy italianet mund të bëjnë një tentativë për një huazim me të drejtën e blerjes.

Megjithatë, në fillim duhet zgjidhur problemi i rrogës: francezi, në fakt, paguhet rreth 18 milionë euro në sezon aktualisht, me një kontratë në rritje deri në 23 milionë euro në sezonin 2022/23.