Zona e re sportive e Barçës fillon të marrë vendime për çështjet më prioritare të ekipit të parë. Klubi tashmë ka bërë përparim në rinovimet e Ilaix Moriba dhe Mingueza, por qëllimi tani është të “burgosja” e Dembélé para fundit të sezonit. Ndërkombëtari francez e përfundon kontratën më 2022, teksa katalanasit aspirojnë ta zgjasin marrëdhënien edhe për tri sezone të tjera, deri më 2025, për të parandaluar largimin si lojtar i lirë.

Dembélé do të duhet të vendosë në javët e ardhshme, përndryshe Barça do ta nxjerrë në treg gjatë verës. Tashmë ka klube shumë të interesuara për shërbimet e tij. Blaugrana-t do të punojnë kundër kohës për të konkluduar me vendimmarrjen më të mirë.

Situata e francezit ka ndryshuar shumë. Anësori ka fituar vendin e titullarit me trajnerin Ronald Koeman dhe tani ndihet futbollist i rëndësishëm në projektin Blaugrana. Dembélé është shumë komod në “Camp Nou” dhe dëshiron të vazhdojë, megjithëse përfaqësuesit e tij kanë shumë shumë dyshime, sepse kuptojnë që oferta ekonomike do të jetë nën pretendimet e tyre.

Nëse verën e kaluar klubi vinte bast për largimin e tij pas viteve të trazuara të dëmtimeve, tani situata ka ndryshuar plotësisht. barcelona po përpiqet të arrijë një marrëveshje që parandalon “arratisjen” e tij nga “dera e pasme”.