Ronald Koeman do një Barcelonë gjithmonë dhe më shumë holandeze.

Për këtë arsye, sipas Mundo Deportivo-s, ish-trajneri i Holandës po punon prej muajsh në fshehtësi për të bindur mesfushorin Georginio Wijnaldum dhe sulmuesin Memphis Depay që të transferohen në Barcelonë me parametra zero gjatë verës së ardhshme.

Të dy e kanë kontratën në skadencë respektivisht me Liverpool dhe Lyon, me katakanasit që kanë provuar t’i marrin që në 2020.

Trajneri Koeman, siç lexohet te Mundo Deportivo, ka shumë besim se të dy lojtarët do të zbarkojnë në Camp Nou.