Chelsea dhe Manchester United janë duke monituruar situatën e Ousmane Dembeles. Francezi po luan momentalisht tek ekipi katalanas, por pavarësisht kësaj drejtuesit nuk janë të kënaqur me të.

Francezi nga krahu tjetër nuk donte të largohej, por drejtuesit i kanë bërë me dije se po mendojnë ta shesin. 13-vjeçari ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratë dhe nuk duan ta humbasin falas.

Dy anglezet e vëzhgojnë prej kohësh, ndërsa Liverpooli duket sikur është tërhequr pak nga gara. Trajneri Klopp e donte, por pas situatave të fundit me klubin e tij ka hequr dorë.