Meqenëse Paul Newman ishte Eddie Felson në “The Spaccone”, ju gjithashtu mund ta quani veten Tom Cruise. Kështu ndodh me Xavi dhe Simone Inzaghi, të detyruar të luajnë si José Mourinho dhe Pep Guardiola 12 vite më parë. Një film krejt tjetër, kijeni parasysh. Ishte një gjysmëfinale e Champions League asokohe, ky është vetëm raund i parë (faza e grupeve). Profilet e teknikëve janë shumë të ndryshëm.

Në vitin 2010, Guardiola, 39 vjeç, kishte fituar tashmë një Ligë të Kampionëve, një Botëror për Klube, një Superkupë Evropiane, 2 tituj të La Liga-s. Në ndryshim, në “palmaresin” e tij; Mourinho, në moshën 47-vjeçare, kishte një Champions League, një Kupë UEFA, 6 tituj kombëtarë. Një duel mes gjigantëve. Për momentin, ai mes Xavi dhe Inzaghi është ndërmjet “peshave të mesme”.

42-vjeçari spanjoll mburret me titullin e fituar në Katar; italiani, 46 vjeç, ka fituar pesë kupa italiane, për të cilat ka folur shpesh kohët e fundit. Por nëse dallimet janë evidente, ka shumë ngjashmëri që na autorizojnë të flasim për “déjà vu”, duke filluar me dy nga tri rezultatet e mira për Interin dhe mjedisin përvëlues të krijuar në Barcelonë, sot si atëherë, pas polemikave arbitrale të ndeshjes në “San Siro”, javën e kaluar.

Xavi foli për “padrejtësi” dhe “indinjatë”, presidenti Laporta për “turp”. Në vitin 2010, situate ishte edhe më e nxehtë. Tifozët katalanas zhurmonin poshtë hotelit të Interit. Makina e Murinjos shkelmohej dhe pështyhej. Pique premtoi: “Pas këtyre 90 minutave, tifozët e Interit do ta urrejnë profesionin e tyre”. Koreografi me 90.000 letra (tifozë).

Një gazetë doli me titullin: “Luhet 90.011 kundër 11”. Mediat spanjolle e quajtën Mourinhon “përkthyesi”, duke aluduar për fillimet e tij katalanase si ndihmës i Robson. Ata u përpoqën ta bënin më të vogël, por në atë “ferr”, trajneri portugez u dallua si Farinata i Dantes, sundimtar absolut i skenës.

MËSIMI I MOU – Gjatë konferencës, Mou përbuzi Piqué (“kam shumë respekt për gjyshin e tij, një njeri të madh”) dhe e vendos peshën e plotë të ndeshjes mbi supet e Guardiolës: “Për ta është një obsesion, për ne një ëndërr. Por Barcelona, ​​skuadra më e fortë në botë, nuk do ta ketë problem të rikthehet”. Një “truk” mjeshtëror. Për artin e simulimit ai ishte shprehur tashmë: “Messi? Në Barcelonë ka shumë teatro, ata mësojnë të aktrojnë”.

Në fakt, të nesërmen Busquets do të nominohej për “Oscar” me dramën për dorën e Thiago Motta. Mourinho, mburravec i shkëlqyer, i lindur dy vite pas filmit që përmendëm në fillim të shkrimit, dominoi në “Camp Nou”. Ai i thithi armiqësitë si një rrufepritës dhe i derdhi mbi supet e Guardiolës. Në mënyrën e tij të vogël, me stilin e tij, edhe Inzaghi duhet të përpiqet ta bëjë këtë.

Bëri shumë mirë në ndeshjen e parë për të paraqitur Interin më të karikuar dhe organizuar në momentin më kritik. Ai duhet ta bëjë sërish sonte, duke iu dhënë kurajo dhe qetësi djemve të tij në “Camp Nou”. Por, mbi të gjitha, ai do të duhet të imitojë Mou në menaxhimin e kthjellët dhe të akullt të ndeshjes.

Është e vërtetë që Interi mbijetoi falë bllokimit të Samuel dhe Julio Cesar, por kur Motta u përjashtua në 28′, Mourinho nuk largoi një sulmues. Ai avancoi si qendërsulmues Sneijder, zgjeroi Eto’o dhe Milito në krahë dhe qëlloi në shenjë kështu. Një mesazh guximi që i dha forcë skuadrës në momentin vendimtar.

“DÉJÀ VU” – Sonte Inzaghi do të duhet të bëjë të njëjtën gjë. Së pari duhet t’iu heqë oksigjenin driblimeve të Pedrit dhe Gavit si në Milano, por pa hequr dorë nga ideja e golit, sepse të mbijetosh në “Camp Nou” është ndryshe nga “San Siro”. Duke filluar nga Dzeko që mban topin përpara apo me një shtesë Gagliardini dhe Miki pranë Lautaro.

Kjo zgjedhje tashmë do t’i japë drejtim ndeshjes. Xavi, gjithashtu ka krahasimin historik mbi supe. Krahasimi me Guardiolën, i cili tashmë kishte rënduar debutimin e tij si futbollist, e shtyn atë si trajner. Pep bëri debutimin e tij në pankinën e Barçës duke fituar La Liga-n, Kupën e Spanjës dhe Ligën e Kampionëve. Bilanci i Xavit në Champions League është 1 fitore, 1 barazim, 3 humbje.

Pasi fitoi 1-0 kundër Celta të dielën, ai pranoi se skuadra është në rënie dhe e di që mbrojtja është katastrofë. Ndoshta për këtë arsye dje e ka nisur me “sparkatë” në konferencën për shtyp: “Nuk firmos as për 2-0”. Ai thërret goleadën, nxit turmën (tifozët).

Në një stil tjetër, para gjysmëfinales 2010, Guardiola tha: “Nuk e di nëse do t’ia dalim”. Nuk ka gjasa që Pep të kishte debatuar në një mënyrë kaq të gjerë kundër arbitrit, brenda dhe jashtë fushës. Xavi është nervoz dhe plot dyshime: mbrojtja me 3 apo 4? Ansu Fati?

Karriera e tij e lavdishme si futbollist i jep atij një kredi të madhe, por Xavi e di mirë se dy hapat e ardhshëm (Inter dhe Real Madrid në “Bernabeu”) do të ndikojnë në disponimin katalanas. Sonte mes Inzaghit dhe Xavit, vetëm njëri do të dalë nga “Camp Nou” pak më special…