Lionel Messi ka shumë mundësi që të largohet nga Barcelona në verë.

Këtë e ka thënë kandidati për president i klubit katalanas Agusti Benedito, i cili ka pranuar se është “pesimist” për të ardhmen e sulmuesit argjentinas që ishte shumë afër lamtumirës verën e kaluar.

Kontrata e Pleshtit me Barçën  do të skadojë në qershor dhe 33-vjeçari është i lirë të negociojë me skuadrën e tij të ardhshme që tani.

Mes skuadrave në “pole position” janë Manchester City dhe PSG.

Natyrisht, është e mundur edhe që Leo të qëndrojë në Spanjë. Nëse vendos ta bëjë këtë, atëherë do të duhet të pranojë një shkurtim të rrogës për shkak të vështirësive ekonomike të katalanasve.