Emocione dhe spektakël në ndeshjet e raundit të 20-të të Euroleague. Skuadra e Barcelonës fitoi 88-75 në Moskë, në fushën e kryesuesve të CSKA-së, duke rihapur garën për kreun e renditjes.

Jashtë fushe fiton edhe Real Madrid, që triumfoi 81-76 ndaj Bayern Mynih, një përballje mes dy ekipesh që janë në zonën play off. Ngjit shkallët edhe Armani Milano, që fitoi 84-70 ndaj Alba Berlin.

Euroleague – Raundi 20

Anadolu Efes – Khimki Moskë, 99-60

Alba Berlin – Armani Milano, 70-84

Maccabi Tel Aviv – Baskonia Gasteiz, 91-82

CSKA Moskë – Barcelona, 75-88

Zenit st.Petërburg – Zalgiris Kaunas, 77-65

Fenerbahce – Panathinaikos, 100-74

Bayern Mynih – Real Madrid, 76-81

Olympiacos – Villeurbanne, 63-69

Valencia Basket – Crvena Zvezda, 91-71