Tani është zyrtare. Rreth orës 11:30 të mëngjesit të së mërkurës, Barça dhe Getafe njoftuan transferimin e Carles Aleñá në ekipin e Madridit. Mesfushori huazohet deri në fund të sezonit. Ky është huazimi i tij i dytë radhazi, që nga sezoni i kaluar, kur shkoi te Betis, në kësi periudhe.

El gol de un modelo: Aleñá sentenció con esta gran definición

Barcelona raportoi se Getafe do të marrë përsipër dosjen e futbollistit, i cili këtë sezon ka luajtur 5 ndeshje në La Liga dhe 3 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Me ekipin e parë të Barçës, ai ka gjithsej 43 ndeshje zyrtare. Carles Aleñá ishte i vetëdijshëm se do të kishte shumë pak minuta me Ronald Koeman si trajner. Holandezi e kishte këshilluar atë të ndryshonte ekip, nëse donte të luante.

Ky është një rast ndryshe nga Riqui Puig. Klubi ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2023 dhe shpreson se do të pranojë të shkojë në huazim. Betis dukej skuadra më e mundshme për të, por vetë futbollisti heziton të largohet. Ai vazhdon të mendojë se vendin e ka te Barça.