Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij në Camp Nou. Ai nuk ka ndërmend që të largohet në janar, por duket se nuk do të ikë as në verë. Drejtuesit duket se do të kenë porbleme që ta largojnë nga ekipi.

“Nuk ka asnjë shans që të largohem në merkaton e janarit, por as në fund të sezonit. Në edicionin e ardhshëm do të vazhdoj të garoj për qëllimet e mia.

“Më pëlqen fakti që klubi të shohë për lojtarë të tjerë në merkaton. Është normale për një klub si Barcelona, që aspiron gjithmonë të jetë ndër më të mirët në botë. Nuk më frikëson, më motivon”, – tha ai.