Mino Raiola, menaxheri i Erling Haaland, vazhdon të jetë i qetë me sulmuesin e Borussia Dortmund. Ai dha një intervistë për “AS”, në të cilën flirtoi me Real Madridin, por edhe me klube të tjera. Për nënshkrimin e mundshëm të Haaland nga Barça siguroi: “Është e komplikuar, por jo e pamundur. Kjo është puna e një drejtuesi klubi. Është e njëjta gjë për klubet, si për lojtarët. Kalon një tren dhe çfarë bëni, hipni në të apo jo. Dhe kjo është pyetja e madhe”.

Pak para kësaj përgjigjeje, agjenti i njohur foli nëse Real Madridi mund ta përballojë financiarisht nënshkrimin e norvegjezit: “Nuk e di, sepse nuk i kam studiuar financat e tyre. Por, unë mendoj kështu: të gjithë mund ta përballojnë atë. Pyetja është një tjetër: a mund ta përballojë Real Madridi të mos blejë Haaland? E njëjta gjë lidhet edhe me Barçën”.

Në çdo rast, Raiola pranoi se Dortmundi, në asnjë mënyrë nuk dëshiron të ndahet me Haaland këtë verë: “Ajo që dimë sot është se Dortmund foli shumë seriozisht me ne dhe na tha: Nuk e shesim atë. Kjo është gjëja e sigurt”. Sidoqoftë, Raiola la një derë të hapur: “Ne duhet të shohim nëse ekziston kjo dëshirë deri më 1 shtator. Një transferim i mundshëm në verë është opsion në kokën time; te Dortmundi, jo”.

I pyetur nëse e sheh më shumë Haaland në La Liga apo në Premier League, agjenti italian ishte më shumë në favor të kampionatit spanjoll: “Haaland është i interesuar për dy gjëra: shënimi i golave, sepse është si Cristiano ose Ztalan, ka atë fiksim pozitiv dhe fitimin e titujve. Ai do të zgjedhë, me siguri, se ku këto dy gjëra së bashku ndodhin më shumë. Është shumë e vështirë të gënjesh. Kur arrin një klub si Barcelona ose Real Madridi, me kaq shumë histori dhe të shkëlqyeshëm, është e vështirë të thuash jo.

PSG po hyn në këtë grup të të mëdhenjve, Manchester City po përpiqet të arrijë atje, Juve ka qenë gjithmonë. PSG luan ligën më të dobët të të mëdhenjve. Bayerni tashmë është në një kampionat tërheqës, por ne e dimë se gjithmonë e fitojnë atë. Në Spanjë ka më shumë se dy opsione…”