Një miqësi e vjetër mund ta ndihmojë Victor Valdes, ish-portier i barcelona-s, të kthehet te klubi katalanas.

Sipas Mundo Deportivo, në fakt, në rast se Joan Laporta fiton zgjedhjet, ish-numri një do të kthehet  “në shtëpi”.

Arsyeja falë një marrëdhënie miqësie mes të dyve që është konfirmuar edhe nga martesa e ish-portierit në të cilën ka qenë i ftuar edhe kandidati për presidencën e klubit katalanas.