Barcelona ka zyrtarizuar tre kandidatët në garë për presidencën e klubit.

Bëhet fjalë për Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa.

Në ditën e sotme ka ardhur tërheqja nga gara e Emili Rousaud.

Nesër do të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, që do të arrijë kulmin me votimet e 24 janarit të ardhshëm.