Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet e tij sociale, ku nënvizon përmes grafikut qasjen diametralisht të kundërt mes popullit dhe qeveritarëve prej vitit 2013, kur e majta erdhi në pushtet. Vihet re se financat e qytetarëve të thjeshtë janë tkurrur ndjeshëm, gjithnjë në rënie, ndërsa ato të ministrave të kryeministrit Edi Rama vetëm janë rritur. Ja statusi i kryetarit të PD:

“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”.