Sergio Ramos e ka rikthyer PSG-në. Pas një sezoni të parë të vështirë, të karakterizuar me shumë dëmtime dhe shumë pak paraqitje, mbrojtësi po luan me një vazhdimësi të madhe në skuadrën e Galtier.

Edhe në momente të vështira, ish-Real Madridi ka qenë gjithmonë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e familjes së tij, një nga pikat e tij të forta. Bashkëshortja e tij Pilar Rubio, një fytyrë e njohur e televizionit dhe modës, i ka garantuar gjithmonë mbështetje të shoqit në momentet e vështira (dhe anasjelltas), gjë që e dëshmojnë edhe postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale. 44-vjeçarja në intervistën e saj të fundit ka folur për prapaskenat e lidhjes me partnerin, duke folur edhe për sfondin “pikant”.

Pilar Rubio dhe Sergio Ramos u martuan në qershor 2019 pas një fejesë 7-vjeçare. Çifti ka 4 fëmijë, të gjithë djem. Në një intervistë të fundit me mikrofonat e revistës Diez Minutos, ylli i televizionit spanjoll shpenzoi fjalë të bukura për të theksuar lidhjen me të shoqin aq të fortë sa ditën e parë, me 10 vite që kaluan shpejt: “Sikur të jemi takuar dje”.

Zonja Ramos foli edhe për disa detaje të jetës private të çiftit. Pilar Rubio ka treguar se bën seks me burrin e saj çdo ditë. Gjatë programit La Resistencia, prezantuesja shpjegoi: “Ritmet tona në tre vitet e fundit? E bëjmë çdo ditë, përveç ditëve që jam në Madrid”.

Pikërisht për këtë Pilar Rubio ka dashur të bëjë shaka edhe me bashkëbiseduesin e tij që i ka hequr kohën e çmuar: “Sot, për shembull, falë jush, nuk mundem”. Ardhja e katër fëmijëve, me Serxhin më të madh që feston ditëlindjen e tetë në maj dhe më të voglin dy vjeçar, Maximo Adriano, nuk ndikoi në ritmet e çiftit: “Fëmijët e mi janë në shtrat në orën 21:30. Seksi është jetë. A nuk e bëni dhe ju?”.

Nga dhoma e gjumit në llogarinë bankare. Modelja e njohur spanjolle më pas donte të fliste për të ardhurat e saj që janë rreth 10 milionë paund, edhe në dritën e profilit të saj shumë të njohur në Instagram me 8 milionë ndjekës. Konkretisht Pilar Rubio ka shpjeguar: “Unë jam gjithmonë pak konfuze sepse punoj në Spanjë dhe jetoj në Francë, por në bankë janë 52 mijë euro. E kam fjalën për llogarinë rrjedhëse që kam parë”.