Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e arrestuar në shkurt të këtij viti për përdorim dhe trafikm të lëndëve narkotike në Rusi, ku në korrik u dënua me 9 vite burg, ka folur me dyshim për të ardhmen e saj. Griner, që prej vitesh ka pranuar se është lesbike, madje është martuar me Cherelle Watson, ka folur përmes mikes së saj se ka humbur shpresat.

Cherelle në një intervistë për CBS, u shpreh se ka patur një bisedë telefonike me Griner, që duket pesimiste për të ardhmen: “Po kalon momentin më të vështirë të jetës së saj. Ajo më tha se është marrë peng në Rusi dhe se shpreson se qeveria amerikane ta ndihmojë, por tashmë ka humbur shpresat që kjo gjë të ndodhë së shpejti”.

Brittney Griner dhe Cherelle Watson

Brittney po lufton çdo ditë në burg për t’ia dalë mbanë. Ka vuajtur shumë me akuzat që i kanë bërë dhe jam munduar ta inkurajoj, për ta kaluar këtë dramë. Telefonata e fundit që kemi bërë ka qenë më e vështira për mua, pasi e pashë Brittney në një gjendje të rënduar psikologjike,” tha Cherelle Watson.

E ndjeja që nuk ishte mirë dhe nuk e di nëse ka më ndonjë fije shprese që mund ta mbajë gjallë çdo ditë. Ndodhet në një vend ku nuk ka askënd pranë që ta ngushëllojë. Ka frikë se mos njerëzit e harrojnë përgjithnjë në Rusi apo se mos e keqpërdorin. Mund të ndodhë që ta detyrojnë të bëjë punë force për të jetuar. Nëse nuk e kthejnë shpejt në shtëpi, fat ii saj do të jetë i trishtë”, tha Cherelle.