Nuk mungojnë të papriturat në merkaton e futbollit dhe edhe në sesionin e fundit të verës ka patur disa të papritura.

Një nga këto ka pasur lidhje me sulmuesin belg Batshuayi, i cili po provonte të transferohej nga Chelsea te Nottingham Forest, për të patur një rol më të rëndësishëm.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Në fakt, për shkak të një vonese në dërgimin e dokumentacioneve, sulmuesi ka qenë id etyruar të qëndrojë me Blues.

Siç ka bërë të ditur Goal, operacioni duket se ka dështuar për një ngërç burokratik. Chelsea e ka dërguar dokumentacionin pas mesnatës, domethënë pas mbylljes së merkatos.

Batshuayi do të ishte i detyruar të priste merkaton e ardhshme për t’u transferuar te një klub tjetër i premier League ose të shpresonte te një ofertë nga kampionate ku merkato është akoma e hapur.

Zgjidhja për futbollistin ka ardhur me transferimin në Turqi te Fenerbahce, aty ku merkato është e hapur deri 8 tetorin e ardhshëm.