Pas 6 fitoresh radhazi, Bayern Munich ndalet! Skuadra e Hansi Flick sonte vuajti jo pak ndaj Arminia Bielefield dhe duket sikur kishin mbetur ende me mendje në Katar dhe te trofeu i Kupës së Botës i fituar ndaj Tigres në finale.

Ndeshja nisi menjëherë në malore dhe më pas u korigjua vetëm përgjysmë. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë, teksa bora e madhe që po binte ndryshoi jo pak nivelin teknik të lojtarëve.

Në pjesën e dytë, pasi edhe bora pushoi dhe fusha u pastrua, Lewandowski gjeti golin e 1-2, por miqtë sërish thumbuan në kundërsulm duke ndëshkuar Neuer.

Bayern gjeti dy gola me Tolisso dhe Davies, por nuk shmangu dot barazimin 3-3 në fund, duke mos u arratisur në renditje dhe qëndruar +4 nga Leipzig i vendit të dytë.