“Mendoj se Manuel e kupton se nesër do të luajë Alex Nubel”.

Momenti i shumëpritur për debutimin e pasardhësit të Neuer me fanellën e Bayern ka ardhur.

Nesër, në sfidën e vlefshme për Kupën e Gjermanisë kundër Duren (klub i kategorisë së pestë), Hansi Flick do të provojë cilësitë e zëvendësit të numrit një të bavarezëve.

Megjithatë, fjalët e thëna nga Flick lënë të kuptohet se Neuer nuk është shumë i kënaqur t’ia lërë vendin Nubel-it as në ndeshje, të paktën në letër, të lehta…