Everton po negocion me Bayern Munich për Joshua Zirkzee.

Sipas Sky Sports UK, bisedat mes dy klubeve janë bllokuar për momentin për shkak të kërkesës së bavarezëve.

Kampionët e Gjermanisë, në fakt, duan ta shesin përfundimisht sulmuesin dhe kërkojnë 10 milionë sterlina në këmbim, një propozim që nuk pëlqehet nga Toffees.

Tifozët e Bayern nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm dhe kanë paralajmëruar klubin se do të pendohet nëse e le 19-vjeçarin të largohet.