Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka folur për faqen zyrtare të klubit gjerman në lidhje me të ardhmen e Robert Lewandowski-t.

“Njerëzit nuk duhet të nënvlerësojnë efektet e Covid-19, edhe pse kemi qenë në gjendje të përballojmë pasojat në një mënyrë të qetë. I ka goditur të gjithë, edhe ne”, ka thënë Hainer.

“Me përjashtim të Dayot Upamecano, këtë verë nuk do të bëjmë investime të mëdha. Kemi marrë Omar Richards dhe shtatë lojtarë që ishin të huazuar do të kthehen. Objektivi është të përforcohet sa më shumë organike. Megjithatë, cilësia është aq e lartë sa nuk na duhen blerje të tjera të nivelit të lartë”.

Për Lewandowski-n:

“Robert është sulmuesi më i mirë në botë. Ka akoma një kontratë dyvjeçare me ne dhe imagjinoj se do të provojmë ta mbajmë edhe më gjatë”, ka shtuar presidenti i bavarezëve.

“Në këtë moment, ka shënuar 277 gola me ne; nëse do të qëndrojë dhe do të ruajë formën fizike, ka shumë mundësi të thyejë rekordin prej 365 golash të Gerd Muller”.