Jo vetëm David Alaba, i cili ka komunikuar zyrtarisht lamtumirën nga Bayern në fundin e sezonit.

Kampionët e Europës në fuqi do të humbasin edhe dy mbrojtës të tjera, siç ka pranuar vetë Karl-Heinz Rummenigge. Një tjetër që do të thotë lamtumirë do të jetë Jerome Boateng, kontrata e të cilit është drejt skadencës.

“Të shohim. David Alaba do të largohet dhe ndoshta edhe një ose dy mbrojtës tjetër”, ka thënë Rummenigge për The Athletic.

Niklas Sule dhe Bouna Sarr duket se janë dy emrat e tjerë në listë. Bayern ka siguruar Dayot Upamecano nga Leipzig, që është zyrtarizuar 14 shkurtin e kaluar.