Mbrojtësi Jerome Boateng, mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e Bayern Munchen, Kontrata e tij skadon dhe kampionët nuk duan të rinovojnë, pavarësisht se është një nga lojtarët më në formë të ekipit.

32-vjeçari ka shumë ekipeve pas vetes, pasi Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë të gjithë të interesuar për shërbimet e tij. Futbollisti ishte i padëshiruar për bavarezët, por situatat kanë ndryshuar shumë shpejt.

Ai po luan mjaft mirë dhe është bërë i rëndësishëm. Palët pavarësisht kësaj nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës. Boateng do të largohet si futbollist i lirë.