Bayern Munchen mund të përballet me probleme në mbrojtje sezonin e ardhshëm. Ekipi gjerman do të humbasë David Alaban dhe me shumë mundësi Jeorme Boateng. Të dy lojtarët duhet të zëvendësohen.

Emri që ka dalë në skenë është ai i Eder Militaos. Mbrojtësi i qendrës do të largohet nga “Santiago Bernabeu”, pasi nuk po luan. Ramos dhe Varane nuk lëkunden ne formacionin e teknikut francez.

Goal raporton se klubin gjerman ka nisur kontaktet me spanjollët për të blerë lojtarin. Lojtari nga krahu i tij dëshiron të largohet, pasi nuk është i lumtur me situatën te kampionët e Spanjës.