Duke nisur nga muaji prill, numri i dozave të vaksinës anti-Covid që Bashkimi Europian do të ketë në dispozicion për qytetarët do të shkojë në 100 milionë doza në muaj.

Lajmin e konfirmoi presidentja e komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen. “Duke nisur nga prilli e në vazhdim, sasia e vaksinave do të rritet vazhdimisht. Madje ajo sasi do të rritet nga muaji në muaj”.

Ne synojmë që shumë shpejt të arrijmë shifrat që kishim planifikuar për sa i përket aplikimit të vaksinës në BE. Edhe prodhuesit kanë rritur prodhimin, për të plotësuar kërkesat tona. Për fat të mirë, është rritur numri i vaksinave të miratuara, duke e bërë më të lehtë aplikimin e tyre të gjerë”, tha Ursula von der Leyen.