Komisioni Europian po përgatitet për të nisur një betejë ligjore ndaj kompanisë farmaceutike AstraZeneca. Lajmin konfirmohet nga “Politico”, që citon disa diplomatë të Bashkimit Europian.

Ideja për të nisur një betejë ligjore është ngritur dje nga Komisioni Europian, në një mbledhje me ambasadorët e BE-së. Shumica e tyre është shprehur na favor të një gjyqi ndaj AstraZeneca.

Akuza është mosfurnizimi në kohë dhe në sasinë e duhur i BE-së me vaksinat e AstraZeneca, duke mos respektuar kontratën që palët kanë firmosur më herët. Sipas BE-së, ky gjyq do të detyronte AstraZeneca të respektonte kontratën dhe të sjellë në kohën vaksinat anti-Covid në të ardhmen.

Për të bërë të mundur nisjen e një proçesi gjyqësor duhet që vendet e BE-së të bien dakord dhe të firmosin brenda kësaj jave një dokument.