Vaksinat për të gjithë evropianët deri në fund të verës. Komisioneri Evropian, Thierry Breton, në krye të Task Forcës Evropiane për Forcimin e Kapacitetit të Prodhimit të Vaksinave, ka vendosur qëllimin e “vaksinimit deri në fund të verës” të gjithë qytetarëve Evropianë që e duan atë .

I intervistuar nga transmetuesi francez BFM-TV, Breton tha se “ne duhet të sigurojmë që të mund të vaksinojmë të gjithë ata që duan të vaksinohen deri në fund të verës”.

“Unë marr përsipër të bëj çmos për të arritur këtë qëllim”, siguroi ai, duke qëndruar i matur: “Në një kompani – tha ai – nuk je kurrë 100% i sigurt”.

“Të Mërkurën – tha zëdhënësi i Komisionit të BE, Vivian Loonela – Komisioni do të paraqesë një propozim për të përshpejtuar autorizimin e vaksinave të përshtatura në variantet e reja”.