Bie kushti i limitit të moshës për përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Belgjika dhe Italia kanë dhënë “OK”-in e tyre për përdorimin e vaksinës anti-Covid edhe për personat mbi 65 vjeç. Moshë që fillimisht ishte e ndaluar ta përdorte vaksinën e prodhuar nga Oksford.

Të dhënat e fundit që kanë mbërritur nga AstraZeneca, që u janë shpërndarë të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, tregojnë se kjo vaksinë mund të përdoret edhe mbi personat 65 vjeç dhe se është efikase njësoj si ato të Pfizer, Moderna apo Johnson e Johnson, gjithashtu të miratuara për përdorim në Amerikë.

Vaksina e AstraZeneca është në gjendje të jetë efikase edhe mbi moshën 65 vjeç, duke mbrojtur këtë moshë nga rreziku i infektimit me koronavirus. Ndërkohë, BE-ja u shpreh se pret nga kompania britanike të respektojë afatet për prodhimin e dorëzimin e vaksinës, për t’u shpërndarë në të gjitha vendet europiane.