Bashkimi Europian ka arritur sot marrëveshjen me Pfizer-BioNTech për furnizimin me 1.8 miliardë doza të vaksinës anti-Covid dhe varianteve të saj për periudhën 2021-2023. Lajmin e konfirmoi vetë komisioni i BE-së.

Sot, komisioni europian firmosi një kontratë të tretë me Pfizer, për furnizimin e mëtejshëm me 1.8 miliardë doza të vaksinës anti-Covid për të gjitha vendet anëtare të BE-së”, tha Von del Leyen.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar përmes një deklarate se vaksinat anti-Covid të prodhuara deri më tani janë efikase ndaj të gjitha varianteve të koronavirus.

OBSH u ka kërkuar njerëzve që të mos ndërmarrin udhëtime të gjata, që mund të vënë në rrezik jetën e tyre për shkak të infektimeve. Ajo ka kërkuar që njerëzit të bëjnë pushimet verore afër shtëpive të tyre.