Komisioni Europian ka miratuar sot një kontratë të dytë me kompaninë Moderna, për blerjen e 150 milionë dozave të vaksinës anti-Covid të prodhuara nga kjo e fundit.

Këto doza do të blihen duke nisur nga 3-mujori i fundit i këtij viti deri në fund të vitit 2022. Dozat e reja të vaksinës Moderna do trë jenë efikase edhe ndaj varianteve të reja të koronavirus.

Sipas BE-së, kjo zgjatje në kohë e aplikimit të dozave të kompanisë Moderna bëhet për shkak se çdo vend i Bashkimit Europian do të vendosë vetë se kur t’i përdorë ato, në bazë të situatës së vete epideomologjike.

BE-ja, më herët këtë muaj, ka nënshkruar kontratë edhe me Pfizer.