Paketa e gjashtë e sanksioneve të vendosura nga BE kundër Rusisë dhe Vladimir Putin është prezantuar dhe kjo do të thotë se ka hyrë në fuqi.

Paketa përfshin embargon ndaj naftës, përjashtimin nga sistemi Swift i 4 bankave të tjera ruse dhe pezullimin e transmetimeve të BE-së për tre televizione shtetërore ruse.

Janë 65 personalitetet dhe 18 entitetet ruse të goditur nga paketa e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë. Mes personaliteteve figuron edhe  Alina Kabaeva, partnere e Vladimir Putin, gjenerali Mikhail Mizintsev, i njohur si ‘kasapi i Mariupolit’ dhe koloneli Azatbek Omurbekov, i njohur si ‘kasapi i Bucha-s’.

“Ne presidentët e BusinessEurope dhe të federatave të saj kombëtare, dënojmë me bindje pushtimin e Ukrainës nga Rusia”. Ky është qëndrimi i shprehur në Pragë nga këshilli i presidentëve të shoqatës që përfaqëson 40 federata lider sipërmarrjesh dhe punëdhënës në 35 vende europiane.

“Besojmë se BE duhet ta mbrojë të drejtën ndërkombëtare dhe të bëjë më të mirën e mundshme për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj. Që nga dita e parë e sulmit mbështesim sanksionet.

“Sipërmarrjet europiane po marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me ato, pavarësisht se mund të kenë pasoja ekonomike”.