Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në lidhje me fushatën e vaksinës anti-Covid në vendet e Bashkimit Europian u shpreh se objektivi është që brenda kësaj vere të vaksionet 70% e popullsisë së rritur në BE.

Ne po punojmë fort me kompanitë që po prodhojnë vaksinat, në mënyrë që ato të respektojnë kontratat e parashikuara. Nëse gjithçka shkon sipas planit, në mendojmë se brenda kësaj vere do të kemi vaksinuar 70% të popullsisë së rritur”, tha von derLeyen.