Beatrix Ramosaj ka folur hapur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe për të ardhmen e saj në karrierën muzikore. Në një intervistë për Prive, Ramosaj u shpreh:
“Dëshira ka qenë shumë e madhe të performoj në koncerte, kam pasur dhe oferta, por e vërteta është që nuk kam pasur shumë material. Tani kam përgatitur disa projekte të reja dhe pse jo, ndoshta në të ardhmen do marr pjesë në koncerte.
Dy projektet e fundit që i kam publikuar, kanë qenë të shkrujtjme më herët se të merrja pjesë në Big Brother, kështu që nuk ka dedikim për asnjë. Të gjitha gjërat që i bëj, janë me qëllime të mira dhe me energji pozitive, kështu që po marr kohën e nevojshme.
Me veten kam qenë OK në të gjitha hapat që kam bërë, jam shumë krenare për veten, për vlerat që kam treguar. Jam shumë krenare për Trixën, por familja e ka përjetuar shumë situatën tim brenda shtëpisë së Big Brother.
Ne që ishim brenda, nuk e kuptojmë sa e madhe ishte, pasi ishim të mbyllur. Unë nuk e shoh si zhgënjim eksperienën time në Big Brother, por si mësim. Kam mësuar shumë të vlerësoj veten mbi të gjitha”, u shpreh Beatrix.