Së fundmi po flitet për një lidhje dashurie mes dy këngëtarëve, Betarix Ramosaj dhe Getinjo. Pas një postimi të Beatrix nga festivali “Sunny Hill” me mbishkrimin “2 euro”, kanë nisur aludimet se mbase Trixa mund të ketë krijuar një lidhje me reperin Getinjo.

Label i Getinjos mban emrin “2 Euro”. Por si qëndron e vërteta? Sipas “Kryefjala”, Trixa është shprehur se një lajm i tillë nuk është i vërtetë, duke hedhur kështu poshtë të gjitha aludimet e bëra për të dhe reperin.

“E përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”- ka thënë Trixa për “Kryefjala.com”. Beatrix ka pranuar në një intervistë më herët se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn, por ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”.

Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, u shpreh Beatriks asokohe.