Sulmuesi i Chelsea, Timo Werner, është subjekt interesimi nga Bayern Munchen, raporton “Football Insider”. Trajneri i ri i skuadrës bavareze, Julian Nagelsmann, është i etur të ribashkohet me ish-sulmuesin e RB Leipzig në “Allianz Arena”, këtë verë.

Është sugjeruar se Chelsea mund të përfitojë financiarisht nga shitja e Werner, i cili nuk i përmbushi pritshmëritë në sezonin debutues, sepse shënoi vetëm 6 gola në 35 ndeshje të Premier League. Edhe me kombëtaren gjermane, në “Euro 2020”, ai nuk la gjurmë, madje i filloi ndeshjet si zëvendësues.