Arthur fluturon për në Premier League. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, Liverpool ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e mesfushorit brazilian. Vizitat mjekësore janë planifikuar për këtë pasdite.

Jurgen Klopp bëri një kthesë për nënshkrimin e një mesfushori javën e kaluar, pas humbjes ndaj Manchester Untied në “Old Trafford” dhe në dritën e problemeve të lëndimeve të skuadrës së tij.

Melo, 26 vjeç, iu bashkua Juventusit në vitin 2020 nga Barcelona, por konsiderohet tepricë në Torino dhe i është dhënë leja për t’u larguar e luajtur në ndonjë klub tjtër. Edhe vetë braziliani është i interesuar për më tepër hapësirë, sepse ka në plan të jetë me “Selecao” në Botërorin e Katarit.

Sipas Gianluca Di Marzio, braziliani është në rrugën e tij për në Merseyside për të përfunduar testet mjekësore me “Reds”, përpara se të nënshkruajë një marrëveshje huazimi për një sezon.

Ndërkohë, nëpërmjet rrjeteve sociale të Juventusit, mbërrijnë edhe fjalët e para të Leandro Paredes si lojtar i “Zonjës së Vjetër”: “Përshëndetje të gjithë tifozëve të Juventusit. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Forca Juve!”

Mbrëmjen e djeshme, mesfushori argjentinas ka qenë i pranishëm në “Allianz Stadium” për të ndjekur suksesin ndaj Spezias.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)