Atdhe Xheravina është kthyer në një personazh shumë të komentuar në botën rozë shqiptare.

Djaloshi simpatik nga Kosova është në qendër të mediave për flirtet e tij me vajzat. Emri i tij është lidhur shpesh edhe me ndarjen e Donald Veshaj me Bora Zemanin, teksa së fundmi çifti ka rigjetur paqen sërish duke u ribashkuar.

Së fundmi, ish-konkurrenti i Përputhen ka befasuar me deklaratën e tij, ku është shprehur se ka qenë fans i Donaldit në Big Brother.

I ftuar në emisionin “D-Night”, me Dajana Shabanin në Rtv Ora, Atdheu ka treguar se e kanë futur në mes të një gjëje që nuk i takon, ndërsa komentoi edhe ribashkimin e çiftit.

Sa herë e kam sqaruar nuk më kanë kuptuar. Unë e kam thënë gjatë BBVIP jam fans i Donaldit. Më fusin në mes në një gjë që nuk më takon. Nuk më ka takuar dhe nuk më takon më. Më ka ardhur mirë për bashkimin e tyre. Respekt dhe ta tejkalojmë”- tha Atdheu.

Ish-konkurrenti i Përputhen befasoi gjithashtu kur u pyet se nëse do të kishte mundësi të hante një darkë me Borën do të zgjidhte të ishte miqësore apo romantike, ai u përgjigj: “Një darkë miqësore. Nuk më tërheq. Dhe e kisha kaluar foton. Nuk kam më qejf të flas në intervista në lidhje me…”– tha Atdheu në emisionin e Dajana Shabanit në RTV Ora.