Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur e më të vjetër në Shqipëri.

Prej më shumë se 27 vitesh, ai drejton emisionin “Opinion” në Tv Klan, me tematika e të ftuar të ndryshëm.

Rrallëherë e kemi dëgjuar Blendin të rrëfehet për jetën e tij familjare, e sidomos për gruan e dy vajzat e tij.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi, në MCN TV, ai ka treguar marrëdhënien që ka me dy vajzat e tij, ndërsa ka zbuluar për herë të parë edhe amanetin që i ka lënë vajzës së madhe.

Kam marrëdhënie të mira. Me vajzën e madhe kam qenë më pak prezent. Me të voglën jam shumë më i angazhuar dhe i lidhur. Kam përshtypjen që është mosha. Sepse unë atëherë me punë kam qenë më i lirë, kam pasur një emision në javë. Tani jam shumë më i zënë, por gjej shumë më tepër kohë për gocën sesa gjeja më të madhen. Isha dhe më i ri. Kam marrëdhënie shumë të mirë. Nuk dua t’i imponoj asgjë. I kam thënë time bije të bëjë çdo lloj zgjedhje që do në jetë dhe zgjedhja do të jetë e saj. Shpenzimet që po bën për shkollimin janë po prapë të sajat, që një ditë unë do t’ia lë asaj, që do t’i prishë apo do të bëjë shkollë, ajo ka zgjedhur të bëjë shkollë. Të njëjtën gjë do t’i them dhe vajzës së vogël. E vetmja gjë që i kam lënë një lloj amaneti të madhes, po nuk e di të voglës sepse duhet të rritet, është që mos të jetojë në Shqipëri kur të rritet”– rrëfeu Blendi, duke na befasuar në fakt me këtë lloj amaneti që ka shprehur.